Ndërlidhjet

Miratohet ligji kundër terrorizmit


Kuvendi i Kosovës - foto arkivi
Kuvendi i Kosovës - foto arkivi

Kuvendi i Kosovës miratoi me shumicë të thjeshtë të votave ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Ligji kaloi në leximin e dytë dhe 58 deputetë votuan për të, e 7 të tjerë abstenuan.

Me miratimin e ligjit, Kosova përmbush edhe një pjesë të legjislacionit të saj që parandalon dhe lufton terrorizmin.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë thonë se të paktën 14 organizata joqeveritare u mbyllën më shumë se një vit më parë, me dyshimin e mbështetjes dhe financimit të veprimeve ekstremiste e terroriste të individëve a grupeve të veçanta.

Pak më muaj më parë, në Pejë u arrestua një afarist me dyshimin e financimit të grupeve terroriste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG