Ndërlidhjet

Thaçi: Vendimi për Manastirin e Deçanit bazohet në Kushtetutë


Manastiri i Deçanit
Manastiri i Deçanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan është i bazuar në Kushtetutën e Shtetit dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Kosova është shtet ligjor ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdoqoftë ajo”, ka thënë Thaçi.

Të premten, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë ligjore në favor të Manastirit të Deçanit.

Gjykata ka konfirmuar pronësinë e Manastirit mbi 24 hektarë tokë, e cila për vite të tëra është kontestuar.

Banorët e Deçanit dhe zyrtarët komunalë patën zhvilluar disa protesta në vitin 2013, duke thënë se manastiri është objekt kulti i shqiptarëve e jo i serbëve.

Pakënaqësitë patën kulmuar pas një një vendimi të nxjerrë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në Kosovë, i cili thoshte se 24 hektarë tokë, që dy ndërmarrje shoqërore pretendonin se janë pronë e tyre, i mbesin në administrim Manastirit të Deçanit.

Gjykata Kushtetuese ka marrë të premten vendimin mbi kërkesën e parashtruar nga Manastiri i Deçanit, që është prezantuar nga Dragutin (Sava) Janjiq, kryemurg i këtij manastiri.

Lexoni edhe këtë:

Prona e Kishës Ortodokse u rregullua me Planin Ahtisaari

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG