Me intonimin e himnit kombëtar, dhe më pas atij shtetëror, në Prishtinë ka nisur protesta e organizuar nga dy partitë politike në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Kjo është protesta e parë që AAK-ja dhe Nisma e organizojnë pa Lëvizjen Vetëvendosje.