Ndërlidhjet

Protesta pro dhe kundër qeverisë në Shkup


Për të nëntën ditë në Shkup kanë vazhduar protestat kundër politikave të pushtetit.

Mijëra qytetarë nën organizimin e lëvizjes qytetare "Protestoj", kanë dalë për të protestuar kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov, që të falë politikanët të cilët Prokuroria Speciale Publike, i heton për përfshirje në manipulimet zgjedhore dhe korrupsion, duke kërkuar dorëheqjen e mënjëhërshme të presidentit, prolongimit të datës së zgjedhjeve, fomimit të një qeverie teknike që do ta përgatis vendin për zgjedhje, si dhe formimin e një Gjykate Speciale, e cila do të merret enkas me lëndët që i heton Prokuroria Speciale.

Zamir Mehmei nga lëvizja qytetare "Protestoj", thotë se është humbur shansi që përmes bisedimeve të katër liderëve të partive kryesore të gjindet një zgjidhje për të dalë vendi nga kriza, andaj shpresa e vetme mbeten protestat në rrugë.

Përderisa, Jasmina Stojkovska, thotë se ka dalë të protestojë për të ardhmen e këtij shteti.

“Kam dalë të protestoj për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse nuk dua të shohin të ardhmen jasht këtij vendi, sepse nuk ka të ardhme për të rinjtë në një shtet ku falen politikanët të cilët kanë vjedhur paratë e qyetarëve, institucionet uzurpohen nga partitë në pushtet dhe nuk respektohet asnjë vlerë individuale”, është shpehur Jasmina Stojkovska e cila kishte dalë ë protestoj qeverisë.

Sonte në rrugët e Shkupit vërehen forca të shumta policore.

Ndërkohë përkrahësit e pushtetit në Shkup, para Parlamentit të Maqedonisë kanë protestuar në mbështetje të idesë se zgjidhja e vetme për të dalë vendi nga kriza është organizimi i zgjedhjeve më 5 qershor.

Protestuesit në mbështetje të pushteit kanë përkrahur gjithashtu dhe vendimin e presidentit Ivanov që të falë politikanët.

“Protestoj për shpëtimin e Maqedonisë. A nuk e shihni se si Zaev është duke e shpërbërë shtetin duke kërcënuar me bisedat e përgjuara”, ka thënë Stafan Janakievski.

Ndryshe pas dështimit të takimit të 4 liderëve të partive kryesore në Maqedoni, që do të zhvillohej në Vjenë më 22 prill, me qëlllim që të merr fund kriza politike, Komisari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn dhe tre eurodeputetët të angazhuar për zgjidhjen e problemeve në Maqedoni, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kanë shprehur keqardhje për dështimin e takimit në fjalë duke theksuar se përgjegjsia u mbetet politikanëve në vend.

Në mungesë të progresit, ne jemi të detyruar tani të marrim në konsideratë veprime të mëtejshme për të përmbushur kërkesat e caktuara në mënyrë të qartë nga Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Ne vazhdimisht kemi thënë se anulimi i Marrëveshjes së Përzhinës do të ketë pasoja shumë të rënda për vendin. Na vjen shumë keq për hapat regresiv që e zmbrapsin vendin nga aspiratat për anëtarësim në BE”, thuhet në letrën e përbashkët të diplomatëve të lartë të BE-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG