Ndërlidhjet

Filloi ndërrimi i vaksinës së poliomelitit


Ilustrim
Ilustrim

Ekipet mjekësore në 155 vende dhe territore të botës filluan sot me ndërrimin e vaksinës së poliomelitit.

Ky ndërrim, qëpritet të përfundojë më 1 maj, është një “moment historik në përpjekjet për të arritur një botë pa poliomelit”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Deri më tani, këtë vit ka pasur 10 raste të sëmundjeve të paralizës, dhe të gjitha kanë ndodhur në Afganistan dhe Pakistan.

Vaksina e re do të mbrojë kundër dy variacioneve të mbetura të virusit – tipit 1 dhe 3 - dhe më nuk do të përfshijë tipin 2 të virusit të poliomelitit, i cili ishtezhdukur në vitin 1999.

Vaksina do të jepet përmes pikave në gojë, në mënyrë që punonjësit shëndetësorë të mos kenë më nevojë për trajnime të reja.

Ndërrimi po bëhet kryesisht në vendet në zhvillim, por gjithashtu edhe në vende më të pasura, sikurse Rusia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG