Ndërlidhjet

Putin: Letrat e Panamasë – dezinformim i perëndimit


Vladimir Putin duke folur në forumin e sotëm medial në Shën Petersburg
Vladimir Putin duke folur në forumin e sotëm medial në Shën Petersburg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka hedhur poshtë pretendimet se ka çfarëdo lidhjeje me kompanitë jashtë vendit dhe rrjedhjen e dokumenteve të Letrave të Panamasë, e ka përshkruar si pjesë e përpjekjeve të perëndimit për ta shkatërruar Rusinë.

Mëtutje, duke folur sot në një forum të mediave në Shën Petersburg, ai tha se rrjedhja e dokumenteve nga një firmë juridike në Panama është pjesë e fushatës perëndimore të dezinformimit.

“Kundërshtarët tanë, para se gjithash, janë të shqetësuar nga uniteti ynë dhe konsolidimi i shtetit rus, i popullit tonë shumëkombëtar”, tha Putin, dhe ka shtuar se “ata po përpiqen të na godasin neve nga brenda, që ne të jemi më të dëgjueshëm”.

Këto ishin komentet e tij të para për skandalin lidhur me Letrat e Panamasë.

Zoti Putin nuk është emëruar në mënyrë specifike në ndonjë dokument të rrjedhur, por disa ndihmës dhe shokë të tij, janë përmendur me emra.

Putini i ka hedhur poshtë pretendimet se miku i tij i vjetër, violonçelisti, Sergei Roldugin, që në Letrat e Panamasë figuronte si pronar i pasurisë prej 2 miliardë dollarëve në bankat e jashtme, ishte i involvuar në ndonjë keqbërje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG