Pas seancës solemne në të cilën ka dhënë betimin si president i ri i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur nga presidentja e deritashme Atifete Jahjaga e cila i ka dorëzuar atij detyrën. Pas këtij akti, Thaçi edhe zyrtarisht merr nën drejtim postin e Presidentit të Kosovës.
Një ceremoni solemne e dorëzim – pranimit, pritet të organizohet edhe të premten në sheshin “Skenderbeu” në qendër të Prishtinës ku janë ftuar edhe personalitete nga vendi dhe jashtë.