Ndërlidhjet

Gjuriq: Universiteti në Mitrovicë – kompetencë e Serbisë


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën i qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Serbia nuk do të lejoj që të shuhet, zvogëlohet ose në çfarëdo mënyre të ndikohet, në punën e universitetit në pjesën veriore të Kosovës, pasi ky institucion është njëra nga shtyllat e ekzistencës së popullit serb në Kosovë.

“Kam ardhur këtu që përfaqësuesve të universitetit dhe bashkësisë akademike t’i paraqes qëndrimin e qartë të Beogradit se askush nuk do të mundet dhe nuk do të guxoj, derisa të jetë kjo qeveri dhe populli ynë në Kosovë, që të prek në universitetin tonë, pasi është njëra nga shtyllat e ekzistencës sonë”, u tha dje Gjuriq gazetarëve, pas bisedimeve me udhëheqjen e këtij universiteti.

Këto bisedime u organizuan pas reagimit negativ të të punësuarve dhe studentëve të këtij universiteti, për shkak të pretendimeve për një propozim të Gjuriqit, që qeveria e Serbisë t’i shuaj të dhjetë fakultetet e këtij universiteti me seli në pjesën veriore të Mitrovicës. Për këto pretendime, Gjuriq tha se janë pasojë e spekulimeve për riorganizimin e këtij institucioni, me qëllim që të krijohej konfuzion.

Duke i komentuar raportet se qeveria e Kosovës e ka formuar një komision që do të merret me çështjen e këtij universiteti, Gjuriq tha se Prishtina nuk duhet të merret me çështjet, që nuk janë kompetencë e saj, raporton agjencia Beta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG