Ndërlidhjet

Karaxhiqi fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, dënohet me 40 vjet burg


Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq
Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq

Gjykatësit e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara të Hagës kanë shpallur vendimin se ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Ai është dënuar me 40 vjet burg.

Gjykata tha se si komandant suprem i Republikës Serbe të Bosnjës, Karaxhiq në vitin 1995 kontrolloi forcat serbe që masakruan 8000 burra dhe djemë myslimanë në Srebrenicë.

Kjo ishte masakra më e tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore.

Karaxhiq është shpallur fajtor edhe për nëntë akuza të tjerë që përfshijnë vrasje dhe përndjekje, por ai është shfajësuar nga një akuzë e dytë për gjenocid në shtatë qytete dhe fshatra tjera në Bosnjë, gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Kjo akuzë e dytë për gjenocid akuzonte Karaxhiqin për udhëheqjen e një fushtat, për spastrim të myslimanëve në Bosnjë, si dhe kroatëve, nga të gjitha qytetet në vend.

Gjykatësit e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara të Hagës kanë thënë gjithashtu se lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është përgjegjës për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje dhe përndjekje, në komunat e Bosnjës, një nga dy akuzat kryesore me të cilat ai përballej.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG