Ndërlidhjet

Sulmuesi vetëvrasës në Stamboll la katër të vrarë e 20 të plagosur


Pamje txë reagimit të policisë nga një sulm i mëhershëm
Pamje txë reagimit të policisë nga një sulm i mëhershëm

Sipas guvernatorit të Stambollit, Vasip Sahin, në këtë qytet ka ndodhur në sulm vetëvrasës, që ka lënë katër të vdekur dhe 20 të plagosur.

Shpërthimi i sotëm ka ndodhur në një zonë në qendër të qytetit, ku shfrytëzohet nga blerësit për të bërë pazare.

Disa prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje kritike.

Raportohet se edhe sulmuesi është në mesin e personave të vdekur.

Pamjet e televizioneve lokale kanë treguar helikopterët e policisë duke fluturuar mbi zonën, nga e cila janë larguar njerëzit.

Një shpërthim i një veture bombë më 13 mars në Ankara kishte lënë të vrarë 37 njerëz. Tri javë para atij shpërthimi, edhe një sulm i ngjashëm kishte lënë të vrarë 29 njerëz të tjerë. Për të dyja sulmet, përgjegjësinë e kishte marrë një grup që lidhet me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG