Ndërlidhjet

Papunësia te gratë vazhdon të dominojë atë të burrave


Ilustrim
Ilustrim

Gratë kanë parë vetëm “përmirësime margjinale” në aspektin e punës, gjatë 20 vjetëve të fundit.

Në raportin më të ri të saj, Organizata Ndërkombëtare e Punës thotë se diferenca në normën e punësimit midis burrave dhe grave është zvogëluar për 0.6 përqind qysh në vitin 1995.

Në vendet ku gratë kanë qasje më të lehtë në punë, cilësia e punës së tyre “mbetet çështje shqetësuese”, thuhet në raport.

Gjetjet janë publikuar sot, kur edhe shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Raporti ka mbledhur të dhëna nga 178 vende dhe ka gjetur se shkalla e pjësëmarrjes së grave në punë ka qenë 25.5 përqind më e ulët se e burrave, në vitin 2015.

Po sipas raportit, gratë vazhdojnë të punojnë orë më të gjata në ditë sesa burrat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG