Ndërlidhjet

Gjykata e Apelit konfirmon dënimet për rastin “Medicus”


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata e Apelit e ka lëshuar aktgjykimin me shkrim në lëndën “Medicus” të datës 23 shkurt të vitit 2016, sipas të cilit, vërtetohet se të pandehurit, me profesion doktorë, Lutfi Dervishi dhe Arban Dervishi dënohet me nga 8 vjet burgim, kurse anesteziologu Sokol Hajdini me 5 vjet.

Më 6 nëntor 2015, Gjykata e Apelit, në kolegjin e përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendor, e ka vërtetuar dënimin e të pandehurve L.D. A.D. dhe S.H., për krim të organizuar, lidhur me, siç thuhet “ trafikimin me njerëz”.

“Veprat në fjalë janë kryer në Klinikën Medicus, në të cilën gjatë gjithë vitit 2008 janë kryer transplantime të shumta të kundërligjshme të veshkave”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Gjykata e Apelit.

Kjo Gjykatë ka konstatuar se, “megjithëse bastisja policore e kryer në Klinikën Medicus ka qenë e kundërligjshme, prapë mbeten prova të mjaftueshme se në të janë kryer shtatë (7) transplantime të kundërligjshme të veshkave”.

Për të njëjtin rast kanë qenë të dyshuar edhe dy persona, por në mungesë provash ata janë liruar dhe shpallur të pafajshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG