Ndërlidhjet

Pamje nga seanca, 26 shkurt 2016
Pamje nga seanca, 26 shkurt 2016

Blog: Thaçi zgjidhet president i Republikës së Kosovës

Nën tensione politike dhe përplasje të dhunshme në rrugët qendrore të Prishtinës, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur të premten president Hashim Thaçin, në rrethin e tretë të votimit, me 71 vota për.

11:57 26.2.2016

Nis seanca

Ka nisur punimet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Kandiadatë janë: Hashim Thaçi dhe Rafet Rama - të dy nga PDK-ja. Të pranishëm në sallë janë 104 deputetë.

12:03 26.2.2016

Shpallet pauzë

Për zgjedhjen e presidentit tashmë janë prezantuar edhe zyrtarisht dy emra: Hashim Thaçi dhe Rafet Rama. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shpallur pauzë prej 15 minutash, derisa Komisioni Vlerësues të përgatisë kushtet e votimit.

12:05 26.2.2016

Ymeri deklarohet për mediat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se "Hashim Thaçi po bëhet president me bekimin e (kryeministrit serb) Vuçiqit".

Ymeri ka ftuar mbështetësit e opozitës që të vazhdojnë protestën.

12:25 26.2.2016

Disa deputetë të LDK-së nuk e mbështesin kandidaturën e Thaçit

Dy deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj e Doruntinë Maloku janë deklaruar publikisht se do të votojnë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës. Por, megjithatë, këta deputetë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në seancë. Përderisa në sallë nuk janë fare të pranishëm të paktën tre deputetë të LDK-së, Anton Çuni, Vjosa Osmani e Adem Salihaj.

Paraprakisht, kundër kandidaturës së Hashim Thaçit ishte deklaruar edhe deputeti tjetër i LDK-së, Arben Gashi, i cili është parë të jetë i pranishëm në sallë.

Sidoqoftë, Kuvendi ka kuorumin e mjaftueshëm për vazhdimin e punimeve.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG