Ndërlidhjet

Mobilizimi i opozitës në Kosovë

Aktivistë nga radhët e partive politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë dalë parea objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, për të bllokuar siç thanë, zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Për këtë post, kandidat i vetëm deri më tash është zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës,
Aktivistët kanë sjellë edhe tenda dhe mbulesa, në kuadër të planeve për të qëndruar edhe gjatë natës në hapësirat para Kuvendit dhe Qeverisë.
Seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikës nuk është caktuar ende, por votimi për të duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga, që në këtë rast i bjen më 7 mars.
Zonja Jahjaga qe zgjedhur në këtë post më 7 prill 2011.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG