Ndërlidhjet

Bosnja aplikon zyrtarisht për t'u anëtarësuar në BE


Kryeministri i Bosnjës, Denis Zvizdic dhe Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini
Kryeministri i Bosnjës, Denis Zvizdic dhe Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini

Bosnjë e Hercegovina ka aplikuar sot zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha sot se Sarajeva e ka paraqitur një kërkesë, por Brukseli sipas saj, ka vlerësuar se vendi nga Ballkani nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për aplikim.

Kryeministri i Bosnjës, Denis Zvizdic, ka thënë më 10 shkurt se vendi i tij është gati ta paraqes aplikimin në muajin shkurt dhe ka shfaqur shpresën se Bosnja i ka përmbushur parakushtet për aplikim.

Ai ka shfaqur shpresën se 28 vendet anëtare të BE-së, do t’ia japin Bosnjës statusin e vendit kandidat gjatë vitit 2017.

Qeveria e Republikes Serbe të Bosnjes – njëra nga dy përbërëset e sistemit federal në Bosnjë, menjëherë është përgjigjur duke thënë se qeveria kombëtare nuk është konsultuar para instalimit të mekanizmit koordinue,s për t'u siguruar që ligjet e Bosnjës të jenë në përputhje me ato të BE-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG