Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, beson se inicimi i procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës në rrethanat aktuale politike, do të ishte gabim i partive të koalicionit.
Sipas tij, spektri politik duhet të arrij një marrëveshje për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkaq, ai është vënë në mbështetje të zgjedhjes së presidentit përmes votës së popullit.
“Është gabim nëse shkohet me procedurën e zgjedhjes së presidentit në Parlament. Insistimi i Thaçit që të zgjedhet president në këso rrethana është shumë gabim”, ka theksuar Haradinaj.
Këto komente, lideri i AAK-së i ka bërë gjatë një debati në lidhje me gjendjen aktuale politike, të organizuar ngaLëvizja Fol.