Ndërlidhjet

Pentagoni kërkon më shumë buxhet për lufën ndaj IS-it


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter

Gjatë një mbledhje që pritet të mbahet sot, Pentagoni pritet t’ia hedhë një sy buxhetit të planifikuar për vitin 2017, me qëllim që të sigurojë më shumë fonde për ta luftuar grupin militant Shteti Islamik.

Pentagoni, për vitin fiskal që llogaritet nga data 1 tetor, sipas zyrtarëve amerikanë, kërkon të ketë 583 miliardë dollarë, duke përfshirë edhe 59 miliardë të fondeve rezervë që përdoren për t’i paguar shërbimet ushtarake në Afganistan dhe më shumë se 7 miliardë të tjerë për luftën në Siri dhe Iraak.

Shuma prej mbi 7 miliardë dollarësh është një rritje prej 35 për qind për luftën ndaj IS-it, krahasuar me buxhetin e vitit 2016.

Gjatë një mbledhje që pritet të mbahet më 9 shkurt, sipas zyrtarëve amerikanë, Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter do ta theksojë kërcënimin aktual nga terrorizmi si dhe rreziqet që vijnë nga Rusia që nga aneksimi i gadishullit Krimea në vitin 2014.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG