Së paku shtatë persona janë vrarë në Kabul, kur një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë pranë një minibusi që bartte punonjës të televizionit të njohur afgan, Tolo News.
Sulmi, i parë i tillë kundër një organizate mediatke në Afganistan, vjen vetëm disa muaj pasi talibanët kanë shpallur Tolon “objektiv të ligjshëm ushtarak”.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Ministria e Brendshme e Afganistanit ka thënë përmes një deklarate se së paku 25 njerëz janë plagosur në sulm.
Ai ka ndodhur pranë ambasadës ruse në Kabul.
Ministria e Jashtme ruse kanë thënë se asnjë rus nuk është plagosur.