Ndërlidhjet

Filmi kosovar "Shok" nominohet për Oscar


Ilustrim
Ilustrim

Filmi kosovar "Shok", me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, është nominuar për çmimin prestigjioz Oscar, në katergorinë e filmit më të mirë të shkurtër "Live Action Short Film".

Ngjarja në këtë film zhvillohet gjatë periudhës së luftës në Kosovë, derisa dy shokë vënë në provë shoqërinë e tyre, gjatë luftës për mbijetesë.

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, me producentë Eshref Durimishi dhe Harvey Ascott.

"Shok" është filmi i parë kosovar që arrin të nominohet për çmimin Oscar dhe po cilësohet si suksesi më i madh në historinë e kinematografisë kosovare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG