Ndërlidhjet

Për herë të parë në 11 vjet, nafta bie nën 35$


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Çmimet e naftës kanë shënuar të mërkurën rënie rekorde.

Nafta e papërpunuar Brent ka rënë në 34.88 dollarë për fuçi në Londër, për herë të parë në 11 vjet.

Në Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë për 3.3 përqind, përkatësisht në 34.77 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës në botë kanë rënë për 70 përqind qysh në mes të vitit 2014.

Kësaj i ka kontribuar furnizimi i tepërt global, si dhe vendimi i Kongresit të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund ndalesës 40-vjeçare të eksportit të naftës së papërpunuar, që prodhohet në vend.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, historikisht, ka shkurtuar prodhimin për të mbështetur çmimet.

Por, e udhëhequr nga Arabia Saudite - deri më tash anëtarja më e fuqishme e organizatës - ajo ka refuzuar të shkurtojë furnizimin këtë herë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG