Ndërlidhjet

Thaçi: Opozitën e ka verbuar dëshira për pushtet


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “partitë opozitare janë verbuar nga mosdurimi për të marrë pushtetin me dhunë”.

Opozita, që disa muaj, është duke bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës, në shenjë kundërshtimi të marrëveshjes me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicsë serbe dhe marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Thaçi ka thënë se “frustrimi i opozitës është në rritje, sidomos pas vendimit të mirëpritur të Gjykatës Kushtetuese, e cila qartazi ka sqaruar dy gjëra esenciale: e para se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Parë të ratifikuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, dhe, së dyti, ka precizuar saktë mënyrën e themelimit dhe dispozitat kushtetuese, të cilat duhet t’i përmbajë Statuti, nëpërmjet të cilit themelohet dhe funksionon asociacioni”.

“Liderët e opozitës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e lexojnë ndryshe, sepse lexojnë me sy dhe mendje të verbuar nga dëshira për pushtet”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Sipas opozitës, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se marrëveshja për asociacionin shkel disa parime të Kushtetuës së Kosovës.

Opozita ka thirrur protesta me datën 9 janar.

“Thirrjet e opozitës për protesta të dhunshme, të paralajmëruara për të shtunën, janë të papranueshme. Në një moment kritik kur jemi në prag të marrjes së rekomandimit për liberalizim të vizave, dhuna do ta cenonte rëndë këtë proces”, ka thënë Thaçi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG