Ndërlidhjet

KS dënon sulmin ndaj ambasadës saudite


Sulmi ndaj ambasadës saudite në Teheran.
Sulmi ndaj ambasadës saudite në Teheran.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj ambasadës saudite në Teheran, i cili është kryer nga disa protestues të zemëruar me ekzekutimin e një kleriku shiit.

Deklarata, megjithatë, nuk përmend ekzekutimin e klerikut Nimr al-Nimr.

Arabia Saudite ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin të dielën, pasi ambasadës së saj i është vënë zjarri.

Të hënën, zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, u ka bërë thirrje të dyja vendeve që të qetësohen, duke thënë se Lindja e Mesme tashmë është një “fuçi baroti”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në përgjigje të një letre saudite, u ka bërë thirrje autoriteteve iraniane që “të mbrojnë pronën dhe personelin diplomatik e konsullor, si dhe të respektojnë obligimet ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje”.

Lexoni edhe këtë:

Arabia Saudite shkëput marrëdhëniet me Iranin

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG