Ndërlidhjet

Memorandum për ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re"


Qeveria e Kosovës ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimin me kompaninë amerikane Contour Global, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se po me këtë memorandum, po nis “një investim i rëndësishëm për Kosovën, i cili do të sigurojë furnizim të sigurt me energji, një ndër investimet më të mëdha që është bërë në Kosovë”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili njëherësh është edhe udhëheqës i Komitetit Drejtues të Projektit të Termocentralit “Kosova e Re”, e cilësoi këtë projekt si projektin më madhor të Republikës së Kosovës, “i cili është njëherësh dhe investimi më i madh direkt i huaj, që do të krijojë mijëra vende të reja të punës gjatë fazës së ndërtimit, do t’i përmbushë të gjitha direktivat mjedisore dhe sociale të BE-së dhe do ta sigurojë furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike për vendin”.

Lexoni edhe këtë: Kronologjia e një termocentrali.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG