Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës e kryen punën për këtë vit


“Kalendar” i gazit lotsjellës në Kuvend
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

“Kalendar” i gazit lotsjellës në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit për këtë vit, me miratimin e anëtarëve të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Sot bëhen tre muaj që kur nisi ai që njihet si sezon vjeshtor i Kuvendit, e i cili që nga fillimi u përshkua me përplasje ndërmjet forcave politike në opozitë dhe atyre në pushtet.

Në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e nënshkruar më 25 gusht të këtij viti me Serbinë për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, opozita ka shfrytëzuar kryesisht gazin lotsjellës në mjediset e Kuvendit për të bllokuar punimet.

Duke i cilësuar si të dëmshme marrëveshjet për tërësinë territoriale të Kosovës, opozita ka kërkuar shfuqizimin e tyre.

Si të dyshuar për hedhje gazi lotsjellës, autoritetet e rendit kanë shqiptuar masa ndëshkimi për 13 ligjvënës nga radhët e opozitës, kurse ndaj 4 prej tyre ka ngritur aktakuzë.

Në dy seanca me radhë, kryesia e Kuvendit ka marrë vendim për pezullimin e pjesëmarrjes së deputetëve opozitarë në punimet e këtij institucioni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG