Ndërlidhjet

Prishtinë: Masa ndëshkimi për 13 ligjvënës të opozitës


Pamje nga seanca e 14 dhjetorit
Pamje nga seanca e 14 dhjetorit

Në orët e vona të së hënës, ligjvënësit opozitarë janë larguar nga mjediset e Kuvendit të Kosovës, brenda objektit të të cilit në një sallë alternative po zhilloheshin punimet e Kuvendit.

Jashtë objektit të Kuvendit, pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje janë shoqëruar nga autoritetet e rendit për në stacionin policor - Glauk Konjufca, Besa Baftiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli.

Ndaj këtyre dy të fundit, në fuqi ishte masa e arrestit shtëpiak.

Që të gjithë dyshohen për hedhje gazi lotsjellës në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Po sot, autoritetet e rendit kanë shoqëruar për në polici edhe tre ligjvënës të tjerë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu, gjithashtu nën dyshimet për hedhje të gazit lotsjellës.

Masa ndëshkimi mbi të njejtat dyshime kanë edhe Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Ismail Kurteshi nga VV, Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën dhe Donika Kadaj Bujupi nga AAK - gjithsej 13 ligjvënës nën arrest shtëpiak apo në paraburgim prej 30 ditësh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG