Ndërlidhjet

Seancë në sallën alternative - pa opozitë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka rifilluar në orët e pasdites në një sallë tjetër alternative, pas dy ndërprerjeve që u bënë sot me hedhjen e gazit lotsjellës nga forcat politike në opozitë.

* Që kur filloi ai që njihet si sezon vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, ky institucion ligjvënës u shndërrua në arenë përplasjesh politike.

* Më 17 shtator nisi e gjitha, me bllokimin e foltores nga ana e subjekteve politike në opozitë. Në seancat pasuese u “përuruan” vezët dhe gazi lotsjellës.

* Në kërkim të shfuqizimit të marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe asaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, opozita është zotuar se do të bllokojë punimet në Kuvend.

Na ndiqni në Facebook dhe Twitter.

09:24 14.12.2015

Në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën, veç tjerash, planifikohet të miratohet Buxheti për vitin 2016.

Nuk është ende e qartë se si do të mbahet seanca e sotme, duke pasur parasysh se subjektet politike në opozitë vazhdojnë ta pengojë mbajtjen e seancave, në shenjë të protestës për nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë mbi ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë anulimin e këtyre marrëveshjeve, ndërkaq Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë këto kërkesa, duke e ftuar opozitën që çështjet e kontestueshme për të t'i diskutojë në Kuvend.

XS
SM
MD
LG