Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Brenda Kuvendit u arrestua Faton Topalli


Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar sot se deputeti i saj, Faton Topalli, është “arrestuar brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës nga policia”.

Mëtutje, Vetëvendosje thekson se “policia sot arrestoi dy deputetë që janë vënë në mbrojtje të Republikës” dhe ka shtuar se “sikur Albulena Haxhiu, që u arrestua derisa po shkonte në një tubim, deputeti Topalli po kryente detyrat e veta në Kuvendin e republikës kur u arrestua”.

Në njoftimin për media të Vetëvendosjes theksohet se “as kjo polici e asnjë instrument i pushtetit të Isa Mustafës e Hashim Thaçit nuk do të munden ta ndalin kundërshtimin e "Zajednicës" dhe marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”.

“Ne kërkojmë lirimin e menjëherëshëm të deputetëve dhe kërkojmë tërheqjen e marrëveshjeve kriminale”, thotë Vetëvendosje dhe shprehet se “vazhdimi i arrestimit të opozitës do ta tensionojë edhe më shumë situatën dhe do ta thellojë krizën”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG