Ndërlidhjet

Hungaria çon në gjykatë planin e BE-së për migrantë


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Hungaria ka thënë se ka ngritur ankesë në gjyq kundër planit të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e migrantëve në vendet anëtare, në bazë të sistemit me kuota.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë ka konfirmuar se rasti është ngritur në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, raporton AFP.

Ministrat e Brendshëm të BE-së kanë miratuar në shtator planin për shpërndarjen e 120,000 migrantëve, pavarësisht kundërshtimeve nga disa vende.

Sllovakia ka ngritur ankesë të ngjashme në gjyq të mërkurën.

Gazetat kombëtare në Hungari sot kanë botuar reklama të qeverisë, që sulmojnë planin e BE-së.

Njëri nga mesazhet ka qenë: “Kuotat rrisin kërcënimin terrorist”.

Rreth 850,000 njerëz, shumica të ikur nga lufta në Siri, kanë hyrë në vendet e Bashkimit Evropian këtë vit.

Është kjo kriza më e rëndë e migrantëve në Evropë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Këtë javë, Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje për të frenuar fluksin e migrantëve që arrijnë në Evropë.

Në bazë të marrëveshjes, Turqia do të fitojë 3 miliardë euro dhe koncesione politike, në këmbim të forcimit të kufijve dhe mbajtjes së migrantëve në vend.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG