Ndërlidhjet

Edhe një viktimë nga sulmet e Parisit


Paris
Paris

Numri i të vrarëve nga sulmet terroriste në Paris, është rritur në 130.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka bërë njoftimin të premten, pasi një person, i cili ka qenë në gjendje kritike nga plagët, ka vdekur.

Sulmet nga kamikazë dhe persona të armatosur në një sallë koncertesh, në një stadium sporti, si dhe në bare dhe restornate në qendër të Parisit, më 13 nëntor, kanë plagosur edhe mbi 350 persona të tjerë.

Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se ato janë hakmarrje për sulmet ajrore të Francës kundër grupit ekstremist në Siri dhe Irak.

Po sot, autoritetet franceze kanë thënë se kanë identifikuar edhe një trup të nxjerrë nga një banesë në periferi të Parisit, e cila është bastisur nga policia, pas sulmeve.

Prokurorët kanë thënë se trupi i përket Hasna Aitboulahcen-it, 26 vjeçe.

Hetuesit kanë gjetur pasaportën e saj. Ajo ka hedhur veten në erë gjatë operacionit policor.

Hasna besohet se ka qenë kushërirë e organizatorit të dyshuar të sulmeve në Paris, Abdelhamid Abaaoud, i cili po ashtu është vrarë gjatë bastisjes.

I dyshuari i tretë i vrarë nuk është identifikuar ende.

Në Bruksel po mbahen sot bisedime urgjente për sulmet e javës së kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG