Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestime ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kada-Bujupit dhe Faton Topallit, njoftojnë mediat vendore.
Lajmin nuk e kanë konfirmuar edhe burimet zyrtare, por vetëm kanë rikujtuar se ndaj deputetëve në fjalë janë zhvilluar hetime për më gjatë se një muaj, për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvend dhe gjësendeve tjera të ndaluara.
Edhe partitë opozitare, gjatë paradites, kanë konfirmuar se policia ka provuar të arrestojë deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, derisa ai po e lëshonte ndërtesën e Kuvendit - gjë që ka çuar deri te konfrontimi fizik midis deputetëve opozitarë dhe policisë.
Herën e fundit kur policia ka ndaluar Kurtin, përkrahësit e opozitës kanë sulmuar stacionin policor, duke shkaktuar dëme dhe përleshje me policinë.