Ndërlidhjet

Hyseni beson se Kosova do të anëtarësohet në Interpol


Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni - foto arkivi
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni - foto arkivi

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se beson se Kosova do të pranohet në Interpol.

“Profesionalizmi i Policisë së Kosovës dhe gatishmëria e saj për të qenë partner i barabartë dhe i besueshëm në luftimin e krimit, janë garanci e së ardhmës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, si anëtare e plotë dhe e barbabartë”, ka thënë Hyseni përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shtuar se aplikacioni i Kosovës po trajtohet dhe se beson se do të kulmojë me pranim të plotë.

“Pranimi në këtë organizatë është i një rëndësie te madhe për vetë Kosovën, për Interpolin, si dhe për rajonin”, ka thënë Hyseni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG