Në kuadër të edicionit të parë "Guerilla Art Festival" të mbajtur në Prishtinë, sheshi "Ibrahim Rugova" ka marrë një pamje tjetër. Aty mund të shihen vizatime tredimensionale të punuara me shkumës. Festivali është organizuar nga Q’art (Qendra për Zhvillimin e Artit) dhe për synim ka rritjen e cilësisë dhe larmisë së ofertës kulturore urbane dhe ndërtimin e imazhit bashkëkohor të kryeqytetit.