Ndërlidhjet

Serbia vazhdon politikat “miqësore” me Rusinë


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendi i tij e ka vërtetuar “kahjen miqësore” për Rusinë, në momentin kur ka refuzuar të vendose sanksione ndaj saj.

Duke fol në Moskë, pas takimit me kryeministrin rus, Dmitry Medvedev,
Vuçiq ka thënë “Serbia do të vazhdojë të jetë mik i Rusisë, për arsye të njohur.”

Ai poashtu ka bërë me dije se Serbia është afër nënshkrimit të marrëveshjes me Gazprom-in, për zgjerimin e rrjetit të gazit.

Kryeministri serb ka ftuar homologun e tij rus, për një vizitë në Serbi, vitin e ardhshëm.

Megjithë dëshirën e Serbisë, për tu bërë anëtare e BE-së, lidhjet me Rusinë janë forcuar edhe më shumë që nga imponimi i sanksioneve ndaj Rusisë, nga perëndimi, pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes për separatistët në lindje të Ukrainës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG