Konjufca: Policia na ndihmoi për gazin lotsjellës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca u ka thënë medieve se gazin lotsjellës në Kuvend e kanë futur më herët, dhe për këtë janë ndihmuar nga Policia e Kosovës.
“Na ka ndihmuar Policia, ata na kanë furnizuar, pasi edhe ata e dinë se me këto marrëveshje po dëmtohet Kosova”, ka theksuar Konjufca.
Momenti kur opozita hedhi gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit
Selimi: Nuk ka seanca pa tërheqjen e nënshkrimeve
Pas daljes nga salla e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se nuk mund të ketë zhvillime normale të punës në Kuvend, përderisa qeveria të mos i tërheq nënshkrimet nga marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.
Bëhet fjalë për marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, përkatësisht marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Një grup qytetarësh, kryesisht simpatizantë të opozitës, janë mbledhur para Kuvendit në pritje të zhvillimeve në seancën e sotme plenare.