Ndërlidhjet

Kushtetuesja e refuzon kërkesën e opozitës


Ilustrim(©Shutterstock)
Ilustrim(©Shutterstock)

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të deklarojë të papranueshme kërkesën e opozitës për të hedhur poshtë vendimin e Kuvendit të Kosovës rreth Amandamentit 24 për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Njëzet e katër deputetë të partive opozitare të Kuvendit të Kosovës, kishin kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit më 3 gusht.

Deputetët opozitarë kanë konsideruar se procedura e ndjekur, që ka çuar deri në votim dhe miratim të vendimit të kontestuar, nuk ishin në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vendim prej 17 faqesh, që sot e ka shpallur në faqen e saj në Internet, “konkludon se parashtruesit e kërkesës dështuan të paraqesin prova për të dëshmuar pretendimet e tyre në mbështetje të kontestit të tyre për shkelje të Kushtetutës”.

Rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese, në mbështetjt të nenit 113.5 të Kushtetutës dhe ligjeve të tjera ekzistuese, ka vendosur njëzëri “ta deklarojë kërkesën të papranueshme”.

Në vendim theksohet se “hyn në fuqi menjëherë”.

Grupi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese e ka konsideruar të padrejtë.

Zyrtari ligjor i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Shkoza tha për Radion Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuesi më shumë merret me interpretimin politik sesa me punët e saj që duhet t'i bëjë drejtë.

“Gjykata Kushtetuese me vendimin e fundit ka hequr përfundimisht dorë nga mbrojtja e rendit kushtetues dhe tani mund ta konsiderojmë se është reduktuar vetëm si një gjykatë për mbrojtjen e te drejtave të njeriut”, tha Shkoza.

Shkoza tha po ashtu se “vendimi i fundit nuk tregon asgjë me shumë veçse vërtetimin e një praktike që deri tash është sajuar nga Gjykata Kushtetuese”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG