Ndërlidhjet

Iran: Arrin shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore


Yukia Amano në takim me presidentin e Iranit, Hasan Rohani.
Yukia Amano në takim me presidentin e Iranit, Hasan Rohani.

Yukia Amano, drejtori i agjencisë mbikëqyrëse për programet nukleare, e njohur si Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, ka vizituar një bazë ushtarake në Parchin të Iranit.

Për një kohë të gjatë agjencitë e inteligjencës perëndimore kanë besuar se hulumtimet për armë bërthamore janë zhvilluar në Parchin.

Irani ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se programi i tij nuklear është tërësisht paqësorë.

Vizita e Yujia Amanos shihet si çelës për zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Iranit dhe fuqive botërore, për programin bërthamorë të Iranit.

Inspektorët ndërkombëtarë në të kaluarën kanë pasur qasje të kufizuar në këtë kompleks, ku dyshohej se janë zhvilluar programe për armë bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG