Mijëra migrantë kanë hyrë në Austri me autobusë dhe trena të mbushur përplot me njerëz.
Policia e Austrisë tha se më se 11 mijë vetë kanë hyrë në këtë vend, gjatë ditës së djeshme, ndërsa 4,700 kanë hyrë sot, nëpër kufirin me Hungarinë.
Kryqi i Kuq i Austrisë tha se 2 mijë migrantë kanë hyrë në Gjermani.
Refugjatët dhe migrantët për disa ditë ishin bllokuar në pjesën juglindore të Evropës dhe ia filluan të hyjnë në Austri, pasi Hungaria i përcolli ata për në kufi.
Mijëra migrantë ishin bllokuar në këtë pjesë të Evropës, pasi disa vende kanë ngritur barriera për ta penguar kalimin e tyre në pjesën perëndimore të Evropës.
Rruga e migrantëve së pari ishte bllokuar nga Hungaria e cila e ka mbyllur kufirin e saj me Serbinë.
Kjo kishte shkaktuar fluks masiv të afro 20 mijë njerëzve që kishte hyrë në Kroaci, gjatë disa ditëve të fundit.
Kroacia ka thënë se nuk mund të përballet me këtë numër dhe ka filluar t’i përcillte migrantët në kufirin me Hungarinë, derisa po ashtu, e ka mbyllur kufirin e saj me Serbinë.
Kjo ka bërë që mijëra migrantë të bllokohen në Serbi.
Lexoni edhe këtë.