Ndërlidhjet

Mbi 5 mijë refugjatë kanë hyrë në Kroaci


Arritja e migrantëve në Kroaci
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:01 0:00

Arritja e migrantëve në Kroaci

Mbi 5 mijë refugjatë, deri më tash, kanë hyrë në Kroaci, ka lajmëruar në mëngjesin e sotëm Radiotelevizioni i Kroacisë, duke u thirrur në të dhënat e Kryqit të Kuq.

Ky numër i refugjatëve është shumë më i madh nga ai që është pritur, ndërmjet 1 mijë e 500 deri 1 mijë e 800, ndërkohë që në Kroaci po vazhdojnë të hyjnë ende refugjatë të tjerë.

Duke u thirrë në raportuesit e tyre në terren, televizioni N1 ka lajmëruar se refugjatët tashmë po hyjnë në këmbë në Kroaci, përmes vendkalimeve Tovarnik dhe Batina.

Në Tovarnik, refugjatët janë duke ecur këmbë nga Qendra e pranimit drejt stacionit të trenit.

Policia kroate, mbrëmë ka deklaruar se deri në orën 20:50, Kroacia ka pranuar 1 mijë e 200 refugjatë, të cilët fillimisht i sjellë në Tovarnik, e më pas i shpërndanë në qendrat e pranimit në Kutin, Jezhevë, Sisak dhe Zagreb.

Mediet kanë bërë të ditur se treni që nga Tovarniku ka bartur rreth 800 refugjatë, ka arritur sot, herët në mëngjes, në Dugo Selo, ku gjendet Qendra për pranim Jezhevo, por ata sipas informatave të fundit, megjithatë janë drejtuar për në Zagreb, ku gjendet qendra për azilkërkues.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kroacisë, Ranko Ostojiq, ka deklaruar mbrëmë në Tovarnik se Kroacia ka kontroll të tërësishëm të kufirit dhe se nuk organizon korridore për kalimin e refugjatëve drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se asnjë person nuk e ka kaluar kufirin dhe se të gjithë ata janë dërguar në Tovarnik, prej nga në mënyrë të organizuar po barten në qendrat tjera të pranimit.

Sipas tij, Kroacia është e gatshme që për një ditë t’i pres ndërmjet 1 mijë e 500 deri 1 mijë e 800 refugjatë

Rrugëtimin drejt Kroacisë, refugjatët e kanë nisur pasi Hungaria vendosi ta mbyllë kufirin me Serbinë, nga përplasjet që ndodhën ndërmjet forcave hungareze të rendit dhe migrantëve. Përmes Kroacisë, ata synojnë të depërtojnë në Slloveni, Austri për të vazhduar drejt Gjermanisë ose vendeve skandinave. ​(b.b)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG