Ndërlidhjet

Hungaria mbyll kufirin me Serbinë


Hungaria mbyll kufirin
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

Hungaria mbyll kufirin

Prej sot, në Hungari hyn në fuqi një legjislacion i ri, sipas të cilit ata që në mënyrë ilegale e kalojnë kufirin në këtë vend, mund të dënohen me burg ose të dëbohen.

Hungaria ka mbyllur në mesnatë kufirin me Serbinë dhe një numër migrantësh kanë mbetur të bllokuar në atë që njihet si "tokë e askujt".

Hungaria dje në mbrëmje mbylli hekurudhat, të cilat u përdorën nga dhjetëra mijëra migrantë për të hyrë në këmbë në Bashkimin Evropian.

Dhjetëra policë të veshur me mburoja, disa mbi kuaj, u pozicionuan në binarët hekurudhor në kufi, që për muaj me radhë ishin përdorur nga migrantët, shumica e tyre refugjatë sirianë.

Një helikopter gjithashtu qarkulloi mbi migrantët dhe policët.

Policia ka shënuar më shumë se 190 mijë persona që kanë hyrë në Hungari këtë vit, shumica prej të cilëve janë duke ikur nga konfliktet në Lindje të Mesme dhe Afrikë.

Bashkimi Evropian ka dështuar të arrijë marrëveshje për planin për shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve, që kanë arritur në Itali, Greqi dhe Hungari.

Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, tha mbrëmë vonë në Bruksel, pas takimit të minsitrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, se “është e parakohshme që të merret vendim sot”, duke theksuar se “megjithqë jemi në rrethana urgjente, duhet t’i ndjekim procedurat”.

Vendet anëtare të BE-së, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, janë në mesin e vendeve që i kanë kundërshtuar propozimet për shpërndarjen e migrantëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG