Ndërlidhjet

Putin kërkon koalicion kundër Shtetit Islamik, por thotë se Rusia nuk do t’i luftojë ata


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vlladimir Putin ka bërë thirrje për një “koalicion për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin” , duke shtuar se për këtë ka biseduar edhe me presidentin amerikanë, Barak Obama. Putin u ka thënë gazetarëve në qytetin Vladivstok, se ai ka zhvilluar bisedime për këtë temë edhe me vendet tjera aleate si Turqia, Arabia Saudite, Jordania dhe të tjera. Por presidenti rus, Vladimir Putin citohet të ketë thënë se është e “pamatur” të thuhet se Rusia do të marr pjesë në operacionet ushtarake kundër Shtetit Islamik (IS). “Ne jemi duke e ndihmuar mjaft Sirinë, me mjete të ndryshme dhe trajnime ushtarake” ka shtuar Putin. Shtëpia e Bardhë më herët ka deklaruar se po i përcjellë me vëmendje raportimet se Rusia është duke zhvilluar operacione ushtarake në Siri. Kjo sipas Shtëpisë së Bardhë mund të ketë efekte “ destabilizuese dhe kundërproduktive”

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG