Ndërkohë që ditët e para të muajit shtator, për shumë fëmijë nënkuptojnë detyrime shkollore, bashkëmoshatarët e tyre nga Siria dhe Afganistani, të cilët kanë mbetur nën qiellin e hapur në një park afër stacionit të autobusëve në Beograd, nuk e kanë idenë se çfarë i pret të nesërmen. Rreth 15 mijë fëmijë migrantësh janë evidentuar të kenë kaluar përmes Serbisë nga fillimi i këtij viti. Prej tyre, 4 mijë thuhet se nuk kanë qenë të shoqëruar nga prindërit, duke u bërë kështu viktima potenciale të rreziqeve të ndryshme.