Ndërlidhjet

Kievi arrin marrëveshje për rikonstruktim të borxhit


Ministrja e Financave të Ukrainës, Natalie Yaresko
Ministrja e Financave të Ukrainës, Natalie Yaresko

Ministrja e Financave të Ukrainës, Natalie Yaresko thotë se Kievi ka arritur marrëveshje për rikonstruktimin e borxhit me kreditorët ndërkombëtarë.

Në bazë të kësaj marrëveshje, Kievit do t’i shlyhen 18 miliardë dollarë borxh, ndërkaq pjesa tjetër do të zgjatet deri në vitin 2019.

Ajo tha se në marrëveshje përfshihet shlyrja prej 20 për qind e borxhit, mbi parimin e objektivave të vendosura në programin e shpëtimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Të gjithë kanë dalë mirë nga kjo marrëveshje. Prandaj ajo është bashkëpunuese. Këtu të gjithë palët janë fitues. Ne tash po lëvizim përpara”, tha ajo.

Ministri rus i Financave Anton Siluanov tha se Rusia nuk do të marrë pjesë në këtë marrëveshke.

Ukraina i ka 3 miliardë dollarë obligime të papaguara Rusisë dhe duhet ta bëj pagesën deri në dhjetor të këtij viti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG