Së paku 2.000 emigrantë vlerësohet të jenë futur me forcë nga Greqia në Maqedoni më 22 gusht, derisa policia maqedonase po përpiqej t'i mbante të bllokuara hyrjet. Disa njerëz janë raportuar të plagosur gjatë kaosit të krijuar në kufirin greko-maqedonas, ku mijëra emigrantë dhe refugjatë - kryesisht nga Siria - janë mbledhur në një përpjekje për të kaluar në veri, për në vendet anëtare të BE-së.