Ndërlidhjet

Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të barazojë shtypësin me viktimën


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar sot Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po vazhdon diskutimi për situatën në Kosovë, bazuar në raportin e rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Thaçi ka përmendur si të arritur kryesore votimin e amendamentit kushtetues, i cili mundëson themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

Thaçi ka thënë se Kosova nuk do të lejojë që Gjykata Speciale të barazojë veprimet gjenocidale të Millosheviqit me veprimet individuale të një komuniteti të shtypur.

“Nuk do të lejojmë që historia të rishkruhet për të turbulluar dallimin midis shtypësit dhe viktimës”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu ka ftuar vendet e Bashkimit Evropian që të nënshkruajnë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën në muajin shtator.

Thaçi u ka bërë thirrje edhe anëtarëve të OKB-së që të mbështesin peticionin e nënshkruar nga më shumë se 150,000 qytetarë për drejtësi për gratë e përdhunuara gjatë luftës.

Thaçi ka thënë gjithashtu se Kosova ka marrë masa të fuqishme që kanë ulur numrin e migrantëve dhe azilkërkuesve kosovarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG