Ndërlidhjet

Kush është Mullah Mansur, udhëheqësi i ri i talibanëve?


Mullah Mansur
Mullah Mansur

Talibanët afganë kanë një lider të ri, një që duket të jetë pragmatik dhe i moderuar në krahasim me figurën gati-mitike të cilën e zëvendëson.

I emëruar si kreu i ri i talibanëve, Mullah Mansur, një nga krijuesit e lëvizjes, mori titullin e Amir-ul-Momineen (Komandanti i Besimtarëve). Kjo i jep atij të njëjtin status si paraardhësi i tij, Mullah Mohammad Omar, vdekja e të cilit u konfirmua javën e kaluar. Ai kishte qenë i vdekur që nga viti 2013.

Mullah Mansur besohet të jetë përkrahës i bisedimeve për paqe më qeverinë afgane, dhe qasja e tij ka ngritur shpresa për negociatat për t'i dhënë fund kryengritjes 14 vjeçare të talibanëve në Afganistan.

Pasardhës i Besueshëm

Përmes një komunikate të lëshuar nga talibanët më 30 korrik, grupi e përshkroi Mullah Mansurin si një nga bashkëpunëtorët më të "besueshëm" të të ndjerit Mullah Omar dhe një "drejtor aktiv" i përpjekjeve luftarake të lëvizjes.

Sipas talibanëve, Mullah Mansur me efektivitet ka udhëhequr kryengritjen në tri vjetët e fundit dhe thuhet se ka besnikërinë e komandantëve të terrenit.

Lideri i ri i talibanëve shihet i afërt edhe në Paksitan, ku besohet se është duke u strehuar dhe ka përkrahjen e lidershipit militant, pa marrë parasysh mohimeve.

Disa vëzhgues thonë se kjo mund ta vë në pozicionin për të vazhduar bisedimet për paqe. Por, disa thonë se afërsia e tij me Islamabadin është një burim i konfliktit përbrenda talibanëve.

Zgjedhja Përçarëse

Mullah Mohammad Hassan Rahmani, një ndihmës i afërt i Mullah Omar, i tha Radios Evropa e Lirë në Afganistan se Mullah Mansur nuk ishte zgjidhje e mirëpritur dhe ishte i përzgjedhur vetëm nga një grup i vogël i liderëve talibanë.

Derisa Rahmani siguroi se talibanët u pajtuan me idenë e negociatave, grupi duket se është thellësisht i përçarë rreth kësaj çështjeje, me disa komandantë të mëdhenj që janë fuqishëm kundër dialogut.

Në mbledhjen e talibanëve këtë javë, ku Mullah Mansur u emërua lider, disa figura të larta të lëvizjes, përfshirë djalin dhe vëllanë e liderit të vdekur Mullah Omar, u raportua se dolën jashtë në shenjë proteste.

Mullah Mansur, për të cilin thuhet se ka pushtet të mjaftueshëm në krahun politik të talibanëve, mban meritat se e ka sjellë grupin në negociatat në Pakistan muajin e kaluar.

Ai në të kaluarën ka vepruar si një bashkëbisedues të, bisedime të ndara paqes jozyrtare mes qeverisë afgane dhe talebanëve.

Thuhet po ashtu se ai ka pasur një rol në hapjen e zyrës politike të talibanëve në Katar, e cila u mbyll pas protestimit të presidentit të atëhershëm Hamid Karzai, në vitin 2013.

Lidershipi i Mullah Mansurit që tani përballet me sfida për legjitimitetin e tij dhe përballet me një pengesë të konsiderueshme duke u përpjekur të bashkojë grupin që tashmë po tregon shenja të çarjes.

Disa komandantë të talibanëve kanë favorizuar për lidership Mullah Mohammad Yuqub, djalin më të vjetër të Mullah Omarit.

Fidai Mahaz, një fraksion i grupit taliban, një javë para se të konfirmohej vdekja e Mullah Omar, përmes një dekrarate tha se Mullah Mansur ishte i dyshuar që që vrau liderin taliban.

Vitet e Hershme

Mullah Mansur, besohet që është në të 50-at, vjen nga provinca jugore e Kandahar të Pakistanit, vendlindja e talibanëve. Ai shërbeu si ministër në aviacionin civili në regjimin taliban që sundoi Afganistanin nga viti 1996 deri më 2001.

Si shumë liderë të vjetër talibanë, Mullah Mansur iu dorëzua autoriteteve pas invazionit të udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2001. Besohet se ai ka kërkuar amnisti dhe u tërhoq në shtëpinë e tij në Kandahar.

Por, pasi u raportua se ishte vënë në shënjestër nga SHBA-të, ai u largua nga Pakistani, ku ndihmoi ri-mobilizimin e grupit militant si kryengritje.

Sikurse Omar, ai u shmanget paraqitjeve publike. Në pak fotografi që ekzistojnë, në të cilat besohet se është ai, tregojnë një burrë në moshë të mesme, me mjekër të zezë dhe turban,që në thelb shërbejnë si uniformë për kuadrot e larta talibane.

Mullah Mansur ishte një figurë relativisht e vogël në mesin e talibanëve, por u rrit në rëndësi pari udhëheqës të lartë talibanë u vranë apo u arrestuan nga autoritetet pakistaneze.

Përgatiti: Gresa Kraja

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG