Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës riprocedon ndryshimet kushtetuese në Kuvend


Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka riproceduar në Kuvendin e Kosovës ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën themelimit të Gjykatës speciale për krime lufte.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se pas dështimit të votimit të ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës speciale për krime lufte nga Kuvendi i Kosvës, me 26 qershor, ekzekutivi i vendit ka vendosur ta procedojë sërish me të njëjtat amendamente.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe rregullorja e punës e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk e kufizojnë mundësinë që qeveria të riprocedojë më të njëjtat amendamente në Kuvendin e republikës së Kosovës. Prandaj, konsideroj që ne nuk e kemi asnjë pengesë kushtetuese që amendamentet, të cilat janë aprovuar një herë në qeveri të riprocedohen në Kuvend, me kërkesën që Kuvendi t’i shqyrtoj edhe një herë dhe të marrë vendim për aprovimin e tyre”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ai ka shtuar se aprovimi i këtyre amendamenteve ka rëndësi shumë të madhe për vendin.

Tashmë, pritet që gjatë ditës së sotme,të mbahet edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku duhet të përcaktohet data e mbajtjes së seancës së Kuvendit, ku do të duhet të votohet për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese pritet të mundësojnë themelimin e Gjykatës speciale për krime lufte në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG