Ndërlidhjet

Maqedoni: Zgjidhja e krizës në pikë kritike


Shkup
Shkup

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoni, vlerësojnë se vendi po hyn në një fazë shumë kritike të krizës politike, pas deklaratës së fundit të liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, se bisedimet mes liderëve politik në vend kanë dështuar.

Sipas analistëve politik, shpresat mbeten vetëm në ndërmjetësimin e drejtpërdrejtë të komunitetit ndërkombëtar.

“Opozitës nuk do t'i mbetet zgjidhje tjetër pos që të vazhdojë me intensifikimin e luftës politike, që nënkupton ripërforcimin e frontit të partive opozitare bashk edhe me partitë politike shqiptare, kuptohet duke përfshirë edhe sektorin civil dhe intelektualët e pavarur".

"Kjo do të krijojë një atmosferë ku sipas të gjitha gjasave do kemi një raund të ri të bisedimeve me intervenimin e komunitetit ndërkombëtar, sepse Maqedonia gjendet në një pozitë të tillë të rëndësishme sa që është e pamundur ajo të anashkalohet si shtet”, thekson Lubomir Fërckoski, ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Fërckoski më pas thekson se rifillimi i bisedimeve për daljen nga kriza mund të fillojë gjatë fillimit të javës së ardhshme me ardhjen e ndihmës-sekretares amerikane të shtetit, Viktoria Nuland në Shkup.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë patjetër duhet të shtypin pikën e cila do të çoj në ndryshime në Maqedoni që fillon me shkuarjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, dhe një gjë është e qartë se vetëm presioni në këtë drejtim mund të jetë i frytshëm sepse asnjë kompromis tjetër nuk do të ndihmojë që vendi të dalë nga kriza politike”, thekson Fërckoski

Nga ana tjetër, Albert Musliu nga Asociacioni për Iniciativë Demokratike, konsideron se dështimi i negociatave mund të çoj në radikalizimin e situatës së përgjithshme në vend.

“Po nëse paralajmërimi i opozitës është se do të përdorë të gjitha mekanizmat për të kontestuar qeverisjen e Gruevskit, gjithsesi se kjo mund të çoj në adikalizimin e situatës. Radikalizmi nënkupton krijimin e situatave pas shpalosjes së bombave të reja nga ana e opozitës, duke i ngacmuar për të protestuar më shumë grupet e interesit”, thekson Albert Musliu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG