Ndërlidhjet

Shqipëria votoi për pushtetin lokal


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Në Shqipëri të dielën u zhvilluan zgjedhjet për pushtetin lokal. Vota e së dielës, do të zgjedhë 61 kryetarë bashkish në 12 qarqet e vendit. Për herë të parë është aplikuar harta e re territoriale, e cila u arrit si pasojë e reformës territoriale mes dy forcave kryesore politike.

Partitë politike nuk kanë thyer heshtjen zgjedhore deri në përfundimin zyrtar të votimeve, duke qenë në një emërues të përbashkët, për sa i përket pjesëmarrjes në votime. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve deri në afatin e fundit për shprehur vullnetin e tyre me anët të votës.

Gajtë ditës, ambasadori amerikan Donald Lu vizitoi një qendër votimi në Vorë, një prej bashkive ku gara ka qenë më e fortë dhe më e ashpër ndërmjet dy kandidatëve.

Gjatë pranisë së tij në këtë qendër votimi, ambasadori Lu bisedoi me komisionarë dhe votues për procesin e votimit.

“Unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme", deklaroi ambasadori Lu.

Në zgjedhjet e së shtunës, votuan të gjithë përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare,si presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, si dhe kandidatët për pushtetin lokal.

Gjatë procesit janë shënuar disa incidente zgjedhore, por jo në përmasa që mund të komprometojnë procesin zgjedhor.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur mbledhjet në lidhje me situatat e krijuara nëpër qendrat e votimit.

Qendrat e votimit të shtunën u hapën në orën 7.00 të mëngjesit dhe procesi i votimit përfundoi rreth orës 19.00.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, nis procesi i numërimit të votave, dhe përcjellja e materialeve zgjedhore në Komisionin Qendror, i cili përpunon të dhënat dhe shpall fituesit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG