Ndërlidhjet

Më shumë se 6,000 refugjatë sirianë ikin në Turqi


Refugjatët sirianë në Akcakale të Turqisë
Refugjatët sirianë në Akcakale të Turqisë

Agjencia e emergjencave e Turqisë thotë se më shumë se 6,000 refugjatë sirianë kanë hyrë në territorin e Turqisë javën e kaluar, të cilët po ikin nga luftimet që militantët e Shtetit Islamik po zhvillojnë kundër forcave kurde në qytetin verior të Tel Abyad-it.

Angjencia thotë se refugjatët kanë hyrë në Turqi përmes kufirit të qytetit Akcakale.

Qyteti Tel Abyad është një pikë kyçe që lidhë Turqinë me qytetin e Raqqa-s, i cili është shndërruar në kryeqytetin e militantëve.

Në ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot se koalicioni i udhëhequr nga ta, ka kryer 5 sulme ajrore që kanë pasur për cak militantët e IS-it në Siri, duke përfshirë 3 sulme pranë Raqqa-s dhe 16 sulme ajrore në Irak, 5 prej tyre afër qytetit të Baiji-t, ku ndodhet rafineria më e madhe e naftës në vend.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG