Ndërlidhjet

A po e zbatojnë policët iranianë islamin?


Irani po debaton nëse është ne autoritetin e zbatuesve të ligjit t'i shërbejnë dhe ta mbrojnë Ligjin Islam.

A është roli i policëve iranianë që të mbrojnë njerëzit, apo revolucionin?

Kjo çështje ka hyrë në diskutime interpretimesh në Republikën Islame, pasi që presidenti i vendit dhe lideri suprem, kanë shprehur mendime të ndryshme për rolin e policisë në zbatimin e vlerave islame.

Presidenti Hassan Rohani, ka nxitur debatin kur i është adresuar kryesuesve të policisë në Tehran, më 25 prill.

"Policia nuk e ka për detyrë të imponojë islamin”, është cituar presidenti Rohani, nga mediat iraniane.

"Policia ka vetëm një rol, të zbatojë ligjin”.

Ky gjykim, nuk është komentuar nga autoriteti më i lartë i vendit, Ayatollah Alli Khamenei.

Në një fjalim të postuar në ueb faqen e tij, një ditë pas komenteve të Rohanit, lideri suprem këshilloi policët që “të jenë në shërbim të shoqërisë, Republikës Islamike dhe fitores së Islamit”.

Limitet e Ligjit

Nisur nga ky debat, Rohani po lejon më shumë hapësirë që njerëzit “të bëhen policë për vetveten”, kur është fjala për jetësimin e rregullave që besimi i tyre ka.

"Policia mund të ndërmarrë aksion, kur së pari aty ka legjislacion dhe kur së dyti, ligji komunikohet qartë dhe në mënyrë transparente”, tha ai.

"Në të kundërtën, ku do të ishte fundi?", ka shtruar dilemën presidenti iranian.

Zbatimi i ligjit – sikur policët e “moralit", që kujdesen për gratë nëse kanë mbuluar trupin dhe kokën – është pjesë e zbatimit të vlerave islame në Iran.

Por, Rohani pohon se ligji duhet t'i ketë kufizimet e veta.

"Për shembull, a mundet policia të hyjë në bankë në mbrëmje dhe të thotë, është koha për lutje”?

Përgjigja e vijës së ashpër

Nuk kaloi shumë kohë dhe ata që i përkasin një krahu më ekstrem, u bënë pjesë e debatit dhe i dolën krah liderit suprem.

Komentet e Rohanit ishin në faqen e parë të së përditshmes ultra-ekstreme Kayhan, në të cilën thuhej se bërja e “haramit”, në vend publik apo privat, konsiderohet krim, dhe parandalimi i krimit bie nën detyrat e zbatimit të ligjit.

"Shprehja e këtyre komenteve është e gabueshme, sepse ligjet tona nuk janë asgjë përveç islamit”, tha Ayatollah Makarem Shirazi. Kleriku i njohur dhe popullor tha se është detyrë e të gjithë qytetarëve, forcave policore, të implementojnë ligjet islame.

Ai ka thënë se komentet që pretendojnë të kundërtën mund t'i japin “dritën e gjelbër” korruptimit moral, sepse njerëzit do të nxiteshin të bënnin çfarë të donin, pa pasur frikë nga policia.

Një klerik tjetër, Ayatollah Safi Golpayegani, tha se është mjaft i shqetësuar nga komentet e Rohanit.

"Shumë njerëz të rinj kanë rënë martirëdhe qëllimi i tyre ishte të zbatojnë vlerat islame dhe të implemetojnë ligjet islame”.

Debati për detyrat e zyrtarëve policorë, vjen më pak se një vit pas debatit për “rrugën për në parajsë dhe rolin e shtetit për drejtimin drejt saj”.

Vitin e kaluar, Rohani ishte kritikuar pas nga vija ekstreme pasi kishte pretenduar se nuk ishte detyra e shtetit për t’i drejtuar njerëzit drejt parajsës, duke ndërhyrë në jetën e tyre.

Përgatiti: Flandra Marmullaku

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG